Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Aktuale

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Më: 3 prill 2026 Në ora: 13:21
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për çmimin e naftës, tha se ulja e TVSH-së nuk do të kishte ndikim negativ në buxhetin e shtetit.

Tahiri  që drejtoi kritika për Qeverinë, tha se në vend që ta mbrojë qytetarin po e lë atë të përballet me tregun, e shpesh, sipas tij, tregu është i pamëshirshëm.

“Për një litër naftë, Qeveria e Kosovës i merr 18 për qind. Në planifikimin buxhetor të këtij viti, për shkak të rritjes së çmimit, edhe nëse do të ishte zvogëluar për 50 për qind TVSH-ja për naftë, prapë të hyrat do të ishin qysh janë të planifikuar, për shkak se është rritur çmimi. Asnjë efekt nuk do të kishte në buxhetin e Kosovës, zvogëlimi i TVSH-së për shkak se është rritur çmimi i naftës, dhe ai çmim po e bën që shteti po i merr diku rreth 65 cent për litër. Dhe këtë barrë nuk po e merr Qeveria, nuk po do ta marrë Qeveria, por po ia lë qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Tahiri tha se Qeveria po hesht e nuk po bën asgjë në këtë drejtim.

“Kjo nuk është thjesht një mungesë reagimi, është mungesë përgjegjësie”, deklaroi para deputetëve ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat