Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pas përplasjes verbale me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, gjatë seancës së fundit të Kuvendit.
Azemi ka thënë se disa kolegë “i thonë vetës akademikë, por shembujt që japin janë veç fyrje” dhe se retorika e ulët që përdoret gjatë debatit “flasin për ta”.
Ai ka shtuar se “bërtima dhe piskama vetëm se duan vëmendje e pushtet”.
Postim i plotë:
I thonë vetës akademik por shembujt që japin janë veç fyrjet.
Ofendimet e tyre të ulta, flasin për ta. Bërtima e piskama vetëm se duan vemendje e pushtet.
Qetë sepse i njohim edhe për guxim edhe për qeverisje. Zorin e kanë se askush më si merrë seriozisht.