“Salih Zyba po të kruhen dhëmbët, Kurti lëshoj një grusht mizash”, Musliu e ashpër në Kuvend

Aktuale

“Salih Zyba po të kruhen dhëmbët, Kurti lëshoj një grusht mizash”, Musliu e ashpër në Kuvend

Më: 3 prill 2026 Në ora: 19:05
Ganimete Musliu

Kryeministri Albin Kurti, pasi iu përgjigj disa pyetjeve të deputetëve në Kuvend, është larguar nga seanca, duke kërkuar nga deputetët që ta falënderojnë për praninë e tij.

Pas largimit të tij ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e ka kritikuar ashpër Kurtin.

“Kurtin desha me falënderu, po frikacaku vjen e lëshon një grusht mizash dhe ik. As tash nuk është këtu, desha me të falënderu prandaj”, ka thënë Musliu.

Më pas ka ndërhyrë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, çka ka nxitur një tjetër reagim nga Musliu.

“Salih Zyba, a po të kruhen dhëmbët me mbrojtë? Po nuk është këtu me të pa e me të shpërbly, se ki qef mu kallëzu që e don e me marrë naj pozitë. Sot t’ka ik dita”, ia ka kthyer ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat