Kurti për Pashkë viziton profesorin 97-vjeçar Pashk Staka

Aktuale

Kurti për Pashkë viziton profesorin 97-vjeçar Pashk Staka

Më: 5 prill 2026 Në ora: 21:19
Foto nga vizita

Kryeministri Albin Kurti, me rastin e festës së Pashkës, ka vizituar në Prishtinë ish profesorin e gjuhës shqipe, 97-vjeçarin Pashk Staka, me të cilin ka zhvilluar një bisedë mbi jetën, kontributin dhe çështje të ndryshme historike e aktuale.

"Sot, me rastin e festës së Pashkës, pata kënaqësinë të vizitoj bacën Pashk Staka, ish profesor i gjuhës shqipe, 97 vjeçar, i cili na priti me shumë dashamirësi në banesën e tij në Prishtinë, së bashku me bashkëshorten e tij Anjeza Gjoni-Staka, 89 vjeçare, vajzat Gloria dhe Mika, nipin Engjëllin dhe mbesën Sarën, mua dhe Rozeta Hajdarin", ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë bisedës kanë mësuar për jetën dhe kontributin e Anjeza Gjoni-Stakës, e cila kishte qenë këngëtare në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Agimi” në Prizren dhe më pas mësuese në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Kurti ka shtuar se e kanë falënderuar Pashk Stakën për mikpritjen dhe bisedën e këndshme, e cila ka përfshirë tema nga historiku i NDSh-së dhe familjes Staka deri te zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore.

"I urojmë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë!", ka shkruar kryeministri në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat