Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Aktuale

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Më: 9 prill 2026 Në ora: 10:33
Xhevat Hasanmetaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Xhevat Hasanmetaj, i cili humbi jetën dje në vendin e punës në Strellc të Ulët të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm,.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj. Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat