Ulutash pret ministrin grek të Mbrojtjes, diskutohet situata e sigurisë

Aktuale

Ulutash pret ministrin grek të Mbrojtjes, diskutohet situata e sigurisë

Më: 16 prill 2026 Në ora: 16:09
Foto nga takimi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim, ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikolaos Dendias.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit, Ulutash ka ofruar informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për aktivitetet në vazhdim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen

Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë të Greqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat