​Lushaku: Rexhep Qosja zë i fuqishëm për më shumë se gjysmë shekulli

Aktuale

​Lushaku: Rexhep Qosja zë i fuqishëm për më shumë se gjysmë shekulli

Më: 27 prill 2026 Në ora: 10:40
Jehona Lushaku

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku tha se akademik, ishte Rexhep Qosja zë i fuqishëm në debatin shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli.

Lushaku tha se veprat e Rexhep Qosjes përbëjnë trashëgimi të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish.

Lushaku: Zë i fuqishëm në debatin shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli

“Zë i fuqishëm në debatin shqiptarë për më shumë se gjysmë shekulli. Ai ishte ndër të parët doktorë të shkencave filologjike në Kosovë dhe një nga kontribuuesit kryesor në zhvillimin e studimeve albanologjike në vendin tonë...ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish e studentësh veprat e tij shkencore dhe letrare përbëjnë një trashëgimi të çmuar për kulturën shqiptare veprat dhe studimet mbi letërsinë shqiptar e vendosën atë në mesin e figurave kyçe të mendimit letrat shqiptarë“, deklaroi ajo.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat