Çitaku e cilëson “hajgare” kërkesën për diskutim për zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Çitaku e cilëson “hajgare” kërkesën për diskutim për zgjedhjen e presidentit

Më: 27 prill 2026 Në ora: 17:46
Deputetja e PDK-së, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cilësoi si “hajgare” thirrjen e seancës nga LVV-ja për të diskutuar për çështjen e presidentit.

“Nuk kemi nevojë të diskutojmë nëse Kosova ka nevojë për president apo jo. Kjo është çështje kushtetuese dhe shtetërore, jo temë improvizimi. PDK ka qenë e qartë që nga dita e parë dhe ka ofruar opsione konkrete për zgjidhje”, shkroi ajo në Facebook.

Çitaku e akuzoi LVV-në se nuk e ka trajtuar me seriozitet procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia e kryeministrit Albin Kurti “nuk kërkon konsensus, por prodhon krizë”. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat