Kandidatja Feride Rushiti në Kuvend, shihet me Glauk Konjufcën dhe deputetë tjerë të VV’së

Aktuale

Kandidatja Feride Rushiti në Kuvend, shihet me Glauk Konjufcën dhe deputetë tjerë të VV’së

Më: 28 prill 2026 Në ora: 15:53
Kandidatja e Vetëvendosjes për Presidente, Feride Rushiti

Kandidatja e Vetëvendosjes për Presidente, Feride Rushiti, u pa sot në oborrin e Kuvendit.

Rushiti u pa duke u futur në një veturë, ndërsa u përshëndet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe deputetët e Vetëvendosjes, Ardian Gola e Ilir Kërçeli.

Rushiti deri më tani s’është deklaruar pasi Vetëvendosje e nominoi për Presidente dhe pas zhvillimit të mbrëmshëm ku 63 deputetë të Vetëvendosjes e votuan për presidente në seancë.

Ndërkaq, deputetë nga opozita i kanë kërkuar asaj të tërhiqet nga gara, duke e cilësuar atë si pjesë të një “loje politike antikushtetuese” që është e dëmshme për shtetin dhe për vetë atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat