AAK pret në takim vëllazëror Ali Ahmetin

Aktuale

AAK pret në takim vëllazëror Ali Ahmetin

Më: 4 maj 2026 Në ora: 19:01
Foto nga takimi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti iu ka shkuar në një takim vëllazëror, nënkryetarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit dhe Besnik Tahirit, si dhe anëtarit të kryesisë, Daut Haradinaj.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u vlerësua lart kontributi i Ahmetit në të gjitha proceset që kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90.

Poashtu edhe roli i tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.

“U diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të faktorit politik shqiptar në të gjitha hapësirat ku jeton kombi ynë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat