​LDK sot vendos për listën e kandidatëve për deputetë

Aktuale

​LDK sot vendos për listën e kandidatëve për deputetë

Më: 9 maj 2026 Në ora: 13:49
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë pritet të konfirmohen politikat zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Njëkohësisht edhe rikandidimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kryeministër.

Haziri tha se Këshilli i Përgjithshëm është autoriteti përgjegjës për përcaktimin e politikave zgjedhore dhe listës së kandidatëve për deputetë.

Haziri: Sot vendoset edhe për listën e kandidatëve për deputetë

“Kjo s’ka të bëjë me asnjë çështje tjetër, pos që sot Këshilli i Përgjithshëm, sot konfirmon politikat zgjedhore të 7 qershorit. Ky është autoriteti përgjegjës i LDK-së. Kryetari i LDK-së sot nominohet për kryeministër, natyrisht dhe vendoset politika e nominimit edhe e listës zgjedhore për 110 burra e gra që kanë me qenë pjesë e garës së përbashkët", tha ai.

Haziri potencoi se "LDK i ka hapur dyert" dhe fton "rugovistët" të bëhen pjesë e listës.

Haziri: LDK i ka hapur dyert

"LDK i ka hapur dyert, LDK i ka hapur mundësitë, LDK i fton të gjithë rugovistët, besimtarët në Republikën e Kosovës t’i bashkohen kësaj liste për ndryshimin e madh, edhe jo rastësisht në Ditën e Evropës. Sot festojmë Evropën e madhe, të cilën ne e kemi ëndërr pas lirisë dhe pavarësisë, ëndrra e popullit të Kosovës ka qenë familja e madhe evropiane, BE-ja.”, tha tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat