Osmani dhe Abdixhiku sot mbajnë “tubimin e bashkimit”

Aktuale

Osmani dhe Abdixhiku sot mbajnë “tubimin e bashkimit”

Më: 10 maj 2026 Në ora: 07:32
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës së bashku me të propozuarën e  këtij subjekti politik për president, Vjosa Osmani do të mbajnë një tubim.

Kjo është bërë e ditur nga vet Abdixhiku.

Tubimi që e quajti “tubimi i bashkimit”, do të mbahet me fillim nga ora 18:00.

Ai, dje pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, njoftoi se Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, dhe kandidate për presidente, ndërsa ai vet do të jetë kandidat për kryeministër, për zgjedhjet e 7 qershorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat