Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin

Aktuale

Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin

Më: 10 maj 2026 Në ora: 18:07 Përditësuar në ora: 19:24 më 10.05.2026
Lumir Abdixhiku

​Abdixhiku: Kur e do më shumë Republikën se gjithçka tjetër, gjen mënyrën të bashkohesh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij në tubimin e bashkimit me kandidaten e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, shpalli nisjen e një etape të re politike që, sipas tij, synon bashkimin dhe forcimin e vendit.

Abdixhiku tha se LDK-ja po hyn në një fazë të re me më shumë unitet dhe vendosmëri.

Abdixhiku: Këtë herë më të fortë, këtë herë më të bashkuar

“ Po vijmë këtë herë më shumë, këtë herë më të fortë, këtë herë më të bashkuar, këtë herë më të përkushtuar, këtë herë zemrën plot, mendjen e fortë, vullnetin edhe më të gurtë, këtë herë po vijmë si një, kjo është LDK-ja jonë.Dhe në këtë atmosferë të flaktë e shkëlqyeshme që paskeni bërë sonte, qëndroj para jush jo vetëm si kryetar i formacionit vetëm pavarësisht demokratik në vend, jo vetëm si kandidat i sapo nominuar për kryeministër, po qëndroj sikurse ju, sikurse secili prej jush, si një endërrimtar i madh i të ardhmes që duam ta kemi. Dhe në këtë të ardhme nuk jam endërrimtar i vetëm, këtë herë jam bashkë me një grua të fortë, të drejtë e të pathyeshme që sot qëndron krah nesh për një qëllim më të madh se secili prej nesh, në këtë rrugëtim jam bashkë me Vjosa Osmanin”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së theksoi se e ardhmja politike që synojnë do të ndërtohet pavarësisht pengesave. Abdixhiku kritikoi kundërshtarët politikë, duke thënë se e ardhmja u takon atyre që, sipas tij, bashkojnë dhe ndërtojnë.

Abdixhiku: E ardhmja u takon atyre që bashkojnë dhe ndërtojnë

“Kjo e ardhme nuk u takon atyre që ndajnë e përçajnë, kjo e ardhme nuk u takon atyre që propagandojnë e mashtrojnë, kjo e ardhme nuk u takon atyre që jetojnë në krizë e amulli me mllef, në terr e në zi, kjo e ardhme është plot dritë për Republikën e Kosovës. Kjo e ardhme, kjo e ardhme na takon neve të djathtëve, djemve e vajzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasardhësve politikë të Ibrahim Rugovës, rrugëtimit historik të Republikës së Kosovës.Prandaj nga kjo sallë po e nisim kushtrimin e djathtë dardano-shqiptar. Jemi bërë bashkë si asnjëherë mëë parë, jemi bërë bashkë për një thirrje që na vjen si amanet politik, si kujtesë e asaj çfarë jemi sot e çka ishim dje, si rikujtesë e asaj se çfarë duam të bëjmë me këtë vend”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se Kosova ka nevojë për një frymë të re politike dhe bashkim të forcave politike për stabilitet. Ai u ndal edhe te ndarjet e së kaluarës brenda LDK-së, duke i cilësuar si të dhimbshme, por të tejkalueshme.

Abdixhiku: Kur e do më shumë Republikën se gjithçka tjetër, rrugët gjejnë mënyrën të bashkohen prapë

“Miq të dashur qytetarë, shumë vite më parë rrugët tona politike u ndanë, jo sepse mungonte dashuria për Kosovën, jo sepse mungonte besimi te Rugova, jo sepse mungonte ideali për Republikën, i kishim të gjitha. Por u ndamë në një kohë të rëndë, në rrethana të vështira, në një klimë të mbushur me mllef, gabime e përplasje. Dhe për vite të tëra, politika jonë jetoi me atë ndarje. Edhe LDK-ja jetoi me atë plagë. Edhe shumë qytetarë mbështetës tanë jetuan me atë zhgënjim. Por sonte dua t’ju them diçka shumë njerëzore. Në politikë mund të ndahesh, mund të kalosh kohë të gjatë si të ndarë, por kur e do njësoj, kur e do njësoj shtëpinë tënde politike, kur e do më shumë Republikën se gjithçka tjetër, rrugët gjejnë mënyrën të bashkohen prapë, sepse ka diçka më të madhe sesa secili prej nesh. Më të madhe se individi, më të madhe se egoja, më të madhe se mllefet e së kaluarës, kësaj të madhe i thonë Republikë e Kosovës, i thonë Lidhje Demokratike e Kosovës. Dhe pikërisht në këto të dyja, ne kemi gjetur motivin për të nisur një etapë të re bashkimi, një etapë që krijon shpresë dhe u del në krah qytetarëve tanë”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur fjalimin në “tubimin e bashkimit të partisë” që po mbahet në Prishtinë.

Ai u shpreh se subjekti po hyn në një fazë të re me më shumë unitet dhe vendosmëri.

“Po vijmë kësaj here më të fortë, më të bashkuar, më të përkushtuar, me zemër të plotë dhe mendje të fortë… kjo është LDK-ja jonë”, tha Abdixhiku.

Teksa tha se kësaj rruge i ka hyrë së bashku me një grua të fortë dhe të pathyeshme.

“Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin”, tha kreu i LDK-së.

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka fjalim që mund ta përshkruaj ndjenjën gjatë “tubimit të bashkimit”.

“Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, u shpreh ajo, duke u duartrokitur nga numër i madh i simpatizantëve.

Tutje, Osmani tha se për muaj të tërë ka parë zhgënjimin te qytetarët, megjithatë, ajo tha se pa po ashtu shpresë për bashkim.

Abdixhiku dhe Osmani priten me brohoritje në “tubimin e bashkimit”

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani, janë pritur me entuziazëm në “tubimin e bashkimit”.

Dyshja, që sonte për herë të parë po paraqiten si prirës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, përshëndetën dhe u pritën ngrohtësisht nga simpatizantët.

E tubimi nisi me himnin kombëtar, për të vazhduar me pas me fjalimet.

Nis tubimi i bashkimit të LDK-së, Abdixhiku: Kësaj radhe jam me një grua të fortë, jam me Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot tubim në AMC Hall, i cili është paraparë të nisë nga ora 18:00, ku do të prezantohen kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Para nisjes së tubimit, në sallë kanë filluar të arrijnë qytetarë, simpatizantë dhe përfaqësues politikë të kësaj partie.

Mbështetësit e LDK-së po mbajnë pankarta me mbishkrimet :

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot tubim në AMC Hall, i cili është paraparë të nisë nga ora 18:00, ku do të prezantohen kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Para nisjes së tubimit, në sallë kanë filluar të arrijnë qytetarë, simpatizantë dhe përfaqësues politikë të kësaj partie.

Mbështetësit e LDK-së po mbajnë pankarta me mbishkrimet :

“Presidentja e zemrave tona”, “Rikthimi i shpresës”, “Bashkë me Vjosën” dhe “Mirë se erdhe Vjosë”.

Një ditë më parë, Abdixhiku kishte bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në këtë organizim, pas zyrtarizimit të kandidaturave.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat