“A po don sovranitet apo me i ngu miqtë?” – Gjinovci ‘godet’ Osmanin dhe ia përmend kundërshtimet e ndërkombëtarëve

Aktuale

“A po don sovranitet apo me i ngu miqtë?” – Gjinovci ‘godet’ Osmanin dhe ia përmend kundërshtimet e ndërkombëtarëve

Nga: A.M Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:36
Rron Gjinovci

Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentes Vjosa Osmani, për dallimet që ekzistojnë mes saj dhe kryeministrit Albin Kurti në raport me aleatët ndërkombëtarë dhe ushtrimin e sovranitetit shtetëror.

Në një postim në Facebook, Gjinovci tha se Osmani po kërkon sovranitet, por njëkohësisht po insiston në dëgjimin e “miqve”, ndërsa argumentoi se pikërisht partnerët ndërkombëtarë kanë kundërshtuar disa prej veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit, përfshirë çështjen e dinarit, targave, zgjedhjeve serbe dhe mbylljen e strukturave paralele.

Ai në fund, ‘goditi’ Osmanin me pyetjet e tij, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

E nderumja po lyp sovranitet, po thotë e kena amanet dhe pa to s'bon, ama e nderumja po ashtu po thot duhet me i ngu miqtë madje po mundohet me tregu që dallimi kryesor mes saj dhe Kryeministrit është dallimi te trajtimi i miqve. Ama kur provojshim na si shtet me ushtru sovranitetin, miqtë oj e nderume nuk dojshin:

- nuk dojshin me çu Kosova policinë në veri;

- miqtë e kundërshtojshin heqjen e dinarit;

- miqtë e kundërshtojshin mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë;

- miqtë e kundërshtojshin mosmbajtjen referendumit të Serbisë;

- miqtë e kundërshtojshin heqjen e targave;

- miqtë e kundërshtojshin ndalimin e dinarit;

- miqtë e kundërshtojshin mbylljen e postave, e qe besa edhe ti, kur thojshe që po luhet bixhoz me miqtë kur krejt këto ndodhshin.

Tash e nderume, a po don sovranitet, a mi ngu miqtë? A me pasë na planin tonë e me i ftu miqtë me na mbështetë në të, apo si ti, me shku pa plan thjesht me lypë prej miqve çka po menojnë për secilin hap? Kjo pra, është çështja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat