Rreth 50 mijë aplikime nga diaspora për votim këto gjashtë ditë, Gjermania dhe Zvicra prijnë me numër

Aktuale

Rreth 50 mijë aplikime nga diaspora për votim këto gjashtë ditë, Gjermania dhe Zvicra prijnë me numër

Më: 11 maj 2026 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Rreth 50 mijë kërkesa për regjistrim nga mërgata ka pranuar për gjashtë ditë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar, se mbi 36 mijë nga këto kërkesa janë aprovuar, derisa janë refuzuar afër 3 mijë e 900 të tjera.

Në shqyrtim janë mbi 9 mijë të tjera.

“Nga 36,609 aplikime të aprovuara, 8,811 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,005 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 26,793 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka deklaruar Elezi.

Shtetet me numrin më të madh të aplikuesve janë Gjermania dhe Zvicra.

“Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermania (18,379), Zvicra (7,923), Franca (1,614), Suedia (1,584), Austria (1,073) dhe Mbretëria e Baskuar (1,052)”, ka deklaruar Elezi.

Aplikimi ka nisur më 6 maj dhe përfundon më 17 maj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat