Ragmi Mustafi pjesë e listës së Vetëvendosjes për zgjedhje

Aktuale

Ragmi Mustafi pjesë e listës së Vetëvendosjes për zgjedhje

Nga: A.SH Më: 13 maj 2026 Në ora: 09:08
Ragmi Mustafi

Ragmi Mustafi ka njoftuar se është bërë pjesë e garës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim publik, Mustafi tha se privilegji më i madh i tij ka qenë besimi i qytetarëve dhe mundësia për t’u shërbyer shqiptarëve, duke theksuar angazhimin e tij nga Lugina e Preshevës në fusha qytetare, politike dhe institucionale.

Ai falënderoi mbështetësit për besimin dhe e mbylli mesazhin me urimin “Na priftë e mbara.”

Postimi i plotë:

Privilegjin më të madh në jetë e kam pasur gjithmonë besimin e njerëzve dhe mundësinë për t’u shërbyer shqiptarëve.

Nga Lugina e Preshevës, në çdo angazhim qytetar, politik e institucional, kam bartur me vete të njëjtin besim dhe të njëjtën përgjegjësi.

Sot, me nder të madh dhe krenari jetësore, jam pjesë e garës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Faleminderit secilit për besimin, mbështetjen dhe rrugëtimin e përbashkët.

Na priftë e mbara.

4️⃣6️⃣ 🇽🇰🇦🇱

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat