Faton Peci: “Shuarja e Guxo nuk vihet në pikëpyetje”

Aktuale

Faton Peci: “Shuarja e Guxo nuk vihet në pikëpyetje”

Më: 13 maj 2026 Në ora: 18:51
Faton Peci

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherit bashkëkryetar i partisë Guxo ka komentuar largimet e ish-deputetëve të kësaj partie për t’iu bashkangjitur Vjosa Osmanit dhe listës së LDK-së në garën zgjedhore të 7 qershorit.

Peci në emisionin “DPT Te Fidani” tha se shuarja e partisë Guxo nuk vihet në pikëpyetje.

“Janë disa largime, nuk e konsideroj as që ka ndarje sepse për të pasë ndarje duhet me pasë numër të konsiderueshëm të strukturës që largohet. Prej asaj që është Guxo dhe është në strukturat drejtuese, shumica dërrmuese mbesin aty.

Për shuarje nuk vihet në pikëpyetje”, tha Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat