Hamza ngushëllon për vdekjen e Alush Gashit: Dha kontribut në shëndëtësi, arsim e ndërtim të institucioneve

Aktuale

Hamza ngushëllon për vdekjen e Alush Gashit: Dha kontribut në shëndëtësi, arsim e ndërtim të institucioneve

Më: 15 maj 2026 Në ora: 14:22
Alush Gashi

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit, Alush Gashi, i cili ishte edhe një ndër themeluesit e LDK’së.

Hamza tha se Gashi ishte ndër figurat që dhanë kontribut në ndërtim të institucioneve të vendit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Alush Gashi. Prof. Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, me kontribut të gjatë në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij politike”, ka shkruar ai.

Për vdekjen e Gashi njoftuan familjarët e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat