​Zbardhet arsyeja e arrestimit të tre studentëve në protestën për gjuhën shqipe

Aktuale

​Zbardhet arsyeja e arrestimit të tre studentëve në protestën për gjuhën shqipe

Më: 18 maj 2026 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Gjatë protestës së sotme studentore në Shkup është regjistruar një incident që ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e tre personave.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë protestës janë ndaluar tre shtetas të vendit, pa dhënë detaje mbi identitetin apo përkatësinë e tyre etnike.

Euronews Albania mëson nga burime jozyrtare se të arrestuarit janë dy studentë shqiptarë dhe një student maqedonas.

Sipas informacioneve të siguruara, incidenti dyshohet të ketë nisur pas një komunikimi verbal mes një të riu maqedonas dhe disa studentëve shqiptarë, që më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Nuk dihen me saktësi fjalët që kanë shkaktuar përshkallëzimin e situatës, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje raportojnë për tension të lartë që ka vazhduar deri në ndërhyrjen e forcave të rendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat