Kurti flet sërish për xhandarmërinë

Aktuale

Kurti flet sërish për xhandarmërinë

Më: 20 maj 2026 Në ora: 13:00
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar rreth formimit të xhandarmërisë së shtetit.

Ai tha se të gjithë do të njoftohen shumë shpejt rreth grupit punues për formimin e kësaj njësie.

“Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria.

Prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, të mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës, e deri te kontrolli i infrastrukturës kritike” deklaroi Kurti.

Ky është prononcimi i plotë i tij:

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat