Kurti flet sërish për ndarjen e 2 milionë eurove për linjat ajrore

Aktuale

Kurti flet sërish për ndarjen e 2 milionë eurove për linjat ajrore

Më: 28 maj 2026 Në ora: 13:08
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me muajin qershor por ka të bëjë me komplet stinën e verës.

Kurti tha se po të kishin kuvend, do të vepronim ndryshe, por sipas tij, meqenëse s’ka kuvend, po veprojnë me çfarë munden e dinë.

Kurti komenton ndarjen e 2 milionë eurove për linjat ajrore

“Sa i përket alokimit të mjeteve buxhetore prej 2 milionë euro, këtë e kam shpjeguar në një tekst në faqen time në Facebook dje pasdite. Iu kisha inkurajuar të gjithëve që keni dilema ta lexoni apo rilexoni. Gjithçka është në shërbim të qytetarëve dhe bëhet fjalë për një mbulim të një gjendje jo të zakonshme që po e bëjnë edhe shtetet e tjera dhe nuk ka të bëjë me muajin qershor por ka të bëjë me komplet stinën e verës, deri në fund të tetorit. Pra, do të vepronim ndryshe po të kishim kuvend, meqenëse nuk kemi kuvend, veprojmë me çfarë mundemi e dijmë dhe besojmë se po bëjmë shumë mirë”, Kurti.

Kurti shtoi se po përpiqen të bëjnë çfarë është e mundur në mënyrë që qytetarët e vendit, në përballje me nevojat e shtuara në njërën anë dhe pritjet e arsyeshme në anën tjetër, t’u dalin zot atyre.

Kurti: Po përpiqemi t’u dalim zot qytetarëve karshi nevojat të tyre

“Ju të gjithë e dini që ne e kemi pasur në plan ta bëjmë pakon për përballjen me inflacion 2.0, mirëpo kjo nuk u mundësua për shkak se u shkaktuan zgjedhjet e parakohshme, të panevojshme, meqenëse pati një bllokim opozitar sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe tash ne po përpiqemi të bëjmë çfarë është e mundur në mënyrë që qytetarët e Republikës në përballje me nevojat e shtuara në njërën anë dhe pritjet që janë të arsyeshme, që janë të arsyeshme në anën tjetër, t’u dalim zot atyre”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat