Valon Peci kërkon ulëse në Kuvend, ja sa vota ka marrë

Aktuale

Valon Peci kërkon ulëse në Kuvend, ja sa vota ka marrë

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 14:11
Faton dhe Valon Peci

Në zgjedhjet e 7 qershorit në garë për deputet ishte edhe Valon Peci, vëllai i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Vëllai i bashkëkryetarit të partisë Guxo, partnerit të vogël të Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur të sigurojë 2 mijë e 985 vota.

Tashmë, kur janë numëruar 24.70 për qind e votave, Valon Peci renditet i 53-ti në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidimi i tij në këto zgjedhje ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se vjen nga një familje e angazhuar në politikë, ndërsa mbetet të shihet nëse numërimi i votave në vazhdim do të ndikojë në përmirësimin e pozitës së tij në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat