Me nderime të larta dhe pjesëmarrje të madhe të familjarëve, bashkëluftëtarëve, qytetarëve, përfaqësues të partive politike, dhe personalitete të jetës publike, sot iu dha lamtumira e fundit Komandantit Sahit Jasharit.
Ceremonia e varrimit u mbajt në lagjen Jashari në Prekaz.
Sahit Jashari vdiq një ditë më parë.
Ai ishte ndër bashkëluftëtarët e ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit.