Rinumërimi i votave, Elezi: Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ

Aktuale

Rinumërimi i votave, Elezi: Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 12:22
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Anëtarët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që nga mëngjesi i së enjtes kanë filluar t’i rinumërojnë mbi 7% të vendvotimeve të cilat janë caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si masë rregulli, në mënyrë që të mos përsëritet situata e zgjedhjeve të kaluara, ku kishin hasur ndryshime në mijëra vota të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se gjithsej 185 vendvotime kanë shkuar në rinumërim.

“Rinumërimi po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ.

Deri në mesditë janë mbi 40 vendvotime që janë rinumëruar dhe përfshirë në platformë të rezultateve”, u shpreh Elezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat