Artur Meçollari: U thye algoritmi, dorëheqja e Ramës është e panegociueshme

Aktuale

Artur Meçollari: U thye algoritmi, dorëheqja e Ramës është e panegociueshme

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2026 Në ora: 07:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Artur Meçollari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është ndalur te protesta e opozitës, të cilën e cilëson si "ditën e 35-të të Revolucionit të Flamingove".

Sipas Meçollarit, pjesëmarrja në tubimin e sotëm ishte "më e madhja në historinë e Shqipërisë", ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se po manipulojnë opinionin publik mbi numrin e pjesëmarrësve.

Postimi:

Patronazhiste,

kjo është pjesëmarrja sot në ditën e 35-të të Revolucionit të Flamingove. Më e madhja në historinë e Shqipërisë.

Vazhdojnë t'ju mashtrojnë. U thye algoritmi.

Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat