Ky është 52 vjeçari që vdiq në aksidentin në Suharekë

Aktuale

Ky është 52 vjeçari që vdiq në aksidentin në Suharekë

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 15:54
Fotoilustrim

Një 52 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës.

Bëhet e ditur se viktima është Bekim Ugzmaili.

Ai nuk arriti t’ju bënte ballë lëndimeve të rënda.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ky është një tjetër rast fatal në trafik, në një periudhë kur Kosova po përballet me një numër shqetësues aksidentesh me pasojë vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat