Pasi i mbijetoi mocionit të shkarkimit, Lumir Abdixhiku jep deklaratën e parë

Aktuale

Pasi i mbijetoi mocionit të shkarkimit, Lumir Abdixhiku jep deklaratën e parë

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 08:09 Përditësuar në ora: 21:11 më 30.07.2026
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Përfundon votimi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, pritet numërimi i votave

Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku delegatët kanë votuar lidhur me kërkesën e një pjese të tyre për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Pas përfundimit të votimit, janë hapur kutitë dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Rezultati pritet të përcaktojë nëse kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut do të marrë mbështetjen e nevojshme nga delegatët e Kuvendit.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është shoqëruar me debate dhe përplasje mes delegatëve, ndërsa diskutimet në sallë u ndërprenë para kalimit në fazën e votimit.

Gjatë ditës, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, deklaroi se procesi i votimit po zhvillohej qetë dhe në mënyrë demokratike, duke bërë të ditur se disa degë tashmë e kishin përfunduar votimin.

Tashmë vëmendja është përqendruar te numërimi i votave dhe publikimi i rezultatit përfundimtar të këtij procesi brenda LDK-së.

Gazmend Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës së Kuvendit të LDK-së

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë detaje rreth procesit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së.

Muhaxheri ka treguar se Prishtina e Peja e kanë përfunduar votimin dhe se tashmë janë duke votuar delegatët e Mitrovicës.

“Është e dyta pas Degës së Prishtinës. E kemi kry si e dyta. Tash është t’u votu Mitrovica. Procesi po duket demokratik. Qetë, po shkon në rregull”, ka thënë Muhaxheri .

Ai ka folur edhe për atë nëse ka presion ndaj delegatëve, duke thënë se brenda sallës s’ka diçka të tillë dhe se I kanë pasru 14 ditë në funksion për të bërë presion.

“14 ditë kanë qenë për me bo presion.Vetë fakti që I kanë thirrë ka 5-6 herë nënshkrusit, tregon vetë”, ka thënë Muhaxheri tutje.

Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nis votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas fjalimit të Abdixhikut mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në Kuvend. Ndërkohë kp ka mësuar nga burimet e veta se aty ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i cili ka numëruar dështimet e Abdixhikut në krye të LDK-së.

Aty ka reaguar edhe njëri nga delegatët e LDK-në nga Gjilani, i cili ka akuzuar të ‘pakënaqurit”, e LDK-së se po duan ta prishin shtëpinë e vet.

Megjithatë, iu është ndërprerë fjalimi duke marrë vendim që mos të ketë më shumë debat, port ë nis votimi, gjë që edhe po ndodh aktualisht. 327 delegatët po thirren me emër për të votuar në mënyrë të fshehtë.

Kuvendi i LDK vazhdon me dyer të mbyllura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalim para delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të vendoset për vazhdimin ose jo të mandatit të tij në krye të LDK-së.

Abdixhiku ka deklaruar se e konsideron këtë proces të ardhur në kohë të gabuar, por ka theksuar se respekton vullnetin demokratik të delegatëve.

Pas fjalimit të kryetarit të LDK-së, deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është ftuar që të paraqesë arsyetimin për kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut.

Zemaj ka qenë një nga iniciatorët kryesorë të kësaj nisme dhe ka udhëhequr procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Pas përfundimit të fjalimeve hyrëse, Kuvendi i LDK-së ka vazhduar punimet me dyer të mbyllura, ku delegatët do të diskutojnë dhe më pas do të votojnë për fatin e kryetarit aktual të partisë.

Abdixhiku: Askush nuk është mbi LDK-në, por kjo nismë është e gabuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili po përballet me një nismë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë, e ka cilësuar të gabuar dhe të panevojshme mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së.

Në fjalimin e tij para delegatëve, Abdixhiku tha se kjo nismë është "e gabuar, e pavend dhe e pa kohë", duke theksuar se jo për shkak se ka në shënjestër kryetarin e LDK-së, pasi sipas tij askush nuk është më i madh se partia dhe askush nuk është i përjetshëm në funksionet që mban.

Ai vlerësoi se Kuvendi është thirrur në mënyrë të njëanshme, në një periudhë të ndjeshme për vendin dhe në një moment përcaktues për LDK-në.

Sipas Abdixhikut, mbajtja e këtij Kuvendi është e panevojshme edhe për faktin se vetëm pak muaj më parë është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, ndërsa pas pak muajsh pritet të mbahet edhe Kuvendi i rregullt i partisë.

Kryetari i LDK-së tha se nisma është e gabuar edhe për shkak të krizës institucionale me të cilën po përballet Kosova, duke shtuar se qytetarët presin formimin e institucioneve dhe jo përçarje brenda partive politike.

Ai paralajmëroi se zhvillime të tilla mund të ndikojnë në humbjen e besimit të votuesve ndaj LDK-së dhe e cilësoi kërkesën për shkarkimin e tij si një papërgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve.

Abdixhiku theksoi se çështja e udhëheqjes së partisë do të duhej të vendosej në zgjedhjet e rregullta partiake. Në fund të fjalimit ai iu drejtua delegatëve me pyetjen se ku do të ishte LDK-ja nëse i njëjti angazhim do të ishte treguar edhe në zgjedhjet nacionale.

Pas përfundimit të fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së vazhdoi punimet me dyer të mbyllura për media, ku delegatët pritet të vendosin për fatin e tij në krye të partisë.

Kryetari i lidhjes demokratike të kosovës, lumir abdixhikui cili po sfidohet sot për postin e tij nga delegatët e partise, ka shprehur pakenaqësi rreth vendimit të 1/3 të delegatëve për shkarkiminne tij.

Kjo nsimë është e gabuar e pavend e pa kohë jo për shkak se ka shënjestër kryetarin e ldk-SË sepse askush më I madh I madh se kjo parti dhe as I përjetshëm në detyrat që marrim në këtë shtëpi.

Sipas tij,ky kuvend është i pakohë sepse vjen në një mënyrë të njëanshme, në një kohë të ndjeshme për vendin dhe periudhë përcaktushme për partinë tonë.

Ai shtoj se e konsideron të panevojshëm sepse vjen vetëm pak muaj pasi është mbajtur kuvendi I jashtëzakonshëm I LDK-së dhe vetëm pak muaj pasi duhet të mbahet kuvnedi I rregullt I ldk-SË.

Sipas tij ky vendim është tejet i gabuar, i njëanshëm e në një kohë kur tepublika e kosovës po përballet me krizë insitucionale.

Ai përmendi edhe votuesit e ldk, të cilët edhe mund të humbim besimin e partisë, pasi që ky vendim ai tha se vjen në një kohë kur qytetarët presin krijim të institucuoneve.

Abdixhiku një kërkesë të tillë e quajti si palërgjegjësi për vendin e qytetarët.

Sipas tij, kjo e drejtë do të duhej të vendosej në zgjedhje të rregullta partiake.

Ai gjithashtu i pyeti delegatët se “ku do të ishte ldk nëse do të angazhoheshin në të njëjtë mënyrë në zgjedhje nacionale”.

Pas fjalimit të kryetarit, fjalim i cili mund të jete i fundit ne këtë post, do të mbahet kuvendi, pa prezencën e mediave, ku eo vendoset fati i tij.

Abdixhiku: Nismë e gabuar, s’u jap përgjegjësi sabotuesve

“Nismë e gabuar, e pa vend e pa kohë”, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për Kuvendin e ftuar sot, me pikën e vetme të rendit të ditës për shkarkimin e tij.

Ai ka thënë se e konsideron të tillë “sepse vjen në mënyrë të njëanshme, të ndjeshme për vendin, përcaktuese për partinë tonë”.

Sipas tij, kjo nismë është e pakohë sepse vjen vetëm pak muaj pas Kuvendit të jashtëzakonshëm e pak para Kuvendit të rregullt.

Abdixhiku ka thënë se ndjen keqardhje për disa anëtarë të partisë, që sipas tij sabotuan partinë në kohën më të rëndësishme.

“Kur refuzohet pjesëmarrja në Këshill të Përgjithshëm, në Kolegjium të degëve, në fushatën e partisë e pas saj kërkohet përgjegjësi, unë e refuzoj këtë logjikë. Ndjej vetëm keqardhje dhe në këtë më duhet të ruaj edhe dinjitetin tim. S’mund t’i jap përgjegjësi dikujt që refuzon pjesëmarrjen në organet e partisë, që refuzon betejën më të rëndësishme që mund të kemi teksa fërkon duart për rezultat të keq për të nisur edhe një herë për të satën herë, refrenin e njëjtë. Përgjegjësi i jap vetëm anëtarit, delegatit që ishte në terren”, ka thënë ai.

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi vazhdon me dyer të mbyllura. Në rend dite është vetëm pika për shkarkimin e tij.

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si “të gabuar, të pavend dhe të pakohë” nismën për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, i cili ka si pikë të vetme të rendit të ditës shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Në fjalimin e tij para delegatëve, Abdixhiku tha se kjo nismë vjen në një moment të ndjeshëm për vendin dhe për partinë.

“E konsideroj të tillë sepse vjen në mënyrë të njëanshme, të ndjeshme për vendin, përcaktuese për partinë tonë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai tha se procesi është i parakohshëm, pasi vjen vetëm disa muaj pas Kuvendit të fundit të jashtëzakonshëm dhe pak kohë para Kuvendit të rregullt të partisë.

Kreu i LDK-së shprehu keqardhje për disa anëtarë të partisë, të cilët, sipas tij, nuk kanë kontribuar në momentet më të rëndësishme politike, por më pas kanë kërkuar përgjegjësi për rezultatet.

“Kur refuzohet pjesëmarrja në Këshill të Përgjithshëm, në Kolegjium të degëve, në fushatën e partisë e pas saj kërkohet përgjegjësi, unë e refuzoj këtë logjikë”, ka thënë ai.

Abdixhiku shtoi se përgjegjësi, sipas tij, duhet t’u kërkohet atyre që kanë qenë aktivë në terren dhe kanë kontribuar në betejat politike të partisë.

“S’mund t’i jap përgjegjësi dikujt që refuzon pjesëmarrjen në organet e partisë, që refuzon betejën më të rëndësishme që mund të kemi, teksa fërkon duart për rezultat të keq për të nisur edhe një herë për të satën herë refrenin e njëjtë. Përgjegjësi i jap vetëm anëtarit, delegatit që ishte në terren”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së po mbahet me kërkesë të një grupi delegatësh, ndërsa 355 delegatë pritet të votojnë për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë.

​Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, para nisjes së punimeve të Kuvendit tha se interesimi i madh për këtë proces konfirmon peshën dhe rolin që, sipas tij, LDK-ja ka në jetën politike të vendit.

Ai deklaroi se pavarësisht rezultatit të fundit zgjedhor, partia ka hyrë në një proces të debatit të brendshëm në kuadër të demokracisë së saj të brendshme.

Haziri tha do të dialogojnë për këtë proces për të gjetur rrugën më të mirë dhe të vazhdojë me ndërtimin e institucioneve.

Haziri: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

“Kjo është arsyeja e këtij interesimi, që e konfirmon peshën dhe rolin e LDK-së në jetën politike, pa të cilën nuk zhvillohen procese dhe nuk realizohen ëndrrat e askujt. Pavarësisht rezultatit të fundit, ne kemi hyrë në kufijtë e debatit të brendshëm dhe në kuadër të asaj që quhet demokraci e brendshme. Mocioni lidhet me kryetarin e LDK-së dhe kjo është shfrytëzuar nga kolegët tanë, të cilët e kanë organizuar atë. Ne e kemi respektuar këtë proces, sot do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë që LDK-ja ta realizojë këtë kërkesë, për të kaluar më pas te kërkesa e dytë, e cila lidhet me shtetndërtimin, ndërtimin e institucioneve, funksionimin e Republikës dhe gjithçka që lidhet me të ardhmen.”, deklaroi Haziri.

Sipas Hazirit, vendimi për mocionin i takon delegatëve të Kuvendit dhe do të merret në përputhje me Statutin e partisë.

Haziri: Gjithçka është e rregulluar me normat statutare dhe ne do t'u përmbahemi atyre

“Kryetari i LDK-së e ka betejën me delegatët e LDK-së. Gjithçka është e rregulluar me normat statutare dhe ne do t'u përmbahemi atyre”, tha Haziri.

Ferati: Vota e fshehtë, ushtrimi më i mirë i një të drejte demokratike

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, pak para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie, tha se sot do të ndodh praktika e një të drejte demokratike, teksa potencoi që ky kuvend ka vetëm një rend dite.

“Pritet të ndodhë ushtrimi më i mirë i një të drejte demokratike, vota e fshehtë në raport me mocionin që e kanë ngritur për shkarkim pjesa e delegatëve iniciues, të cilët e kanë plotësuar kushtin statutar për me thirrë një Kuvend të tillë, i cili është këtu domethënë afat rekord prej kryesisë së partisë, duke respektuar normat statutore, pa e konsumuar në tërësi afatin prej 60 ditësh, po në ditën e 15-të Kuvendi veç po mbahet”, tha ai.

Ferati tha se Kuvendi mbahet me një pikë të rendit të ditës, ashtu edhe siç është iniciuar me kërkesë.

“LDK-ja është shtëpi e debatit demokratik e politik, sigurisht që debati do të jetë i hapur...Kuvendi është mekanizëm demokratik i zgjidhjes së mendimeve të ndryshme, të cilat ballafaqohen përmes argumentit, debatit dhe normalisht në fund konstatohen përmes shumicës demokratike që është vota e fshehtë në kuti, për të cilën LDK-ja tash e sa kuvende veç po e kultivon si frymë të demokracisë dhe formë të zgjidhjes së vendimeve kur ka mendime të ndryshme”, tha ai.

Abdixhiku: Do të përgjigjem për të gjitha cështjet që janë me interes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para fillimit të kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, .

Ai nuk pranoi të prononcohet para mediave para fillimit të kuvendit.

Abdixhiku: Do të përgjigjem për të gjitha cështjet që janë me interes

“Tash i nisim punimet do ta mbaj fjalën hyrëse brenda kuvendit ku do të përgjigjem për të gjitha cështjet që janë me interes. Pasi të përfundoj kuvendi do të mbahet një konferencë për media”, tha ai.

150 nënshkrime janë dërguar në partinë për tu mbajtur ky kuvend ku është kërkuar shkarkimi i avdixhikut nga posti i kryetarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat