Hykmete Bajrami reagon pas kuvendit të LDK-së - ky është mesazh i saj

Aktuale

Hykmete Bajrami reagon pas kuvendit të LDK-së - ky është mesazh i saj

Nga: A.M Më: 31 korrik 2026 Në ora: 08:46
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas votimit të delegatëve, ku një pjesë mbështeti ndryshimin në parti, ndërsa shumica zgjodhi një tjetër qasje.

Ajo ka thënë se ishte ndër 152 delegatët që votuan për ndryshim, por ka pranuar rezultatin duke uruar partinë, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe.

Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia.

Urime, LDK!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat