Hoxhaj: LVV duhet ta propozojë kryeparlamentarit

Aktuale

Hoxhaj: LVV duhet ta propozojë kryeparlamentarit

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 12:54
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj nga PDK, tha se LVV-ja duhet ta propozojë kandidadin për kryeparlamentar dhe të konstituohet Kuvendi, ndonëse e vlerësoi seancën si antikushtetuese.

“E ftojmë Kurtin që ta propozojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, të konstituohet Kuvendi”, tha ai, duke shtuar se procesi i konstituimit nuk është i lidhur me krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, seanca e sotme ishte “seancë e turpit”. Ai e akuzoi Kurtin për “uzurpim” të pushtetit dhe “suspendim të të gjitha institucioneve demokratike”.

Hoxhaj tha se gjithë kjo situatë është që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat