Nesër seanca në Kuvend, LVV-ja mblidhet në seli

Aktuale

Nesër seanca në Kuvend, LVV-ja mblidhet në seli

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 20:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhje në selinë e saj qendrore.

Anëtarë të partisë, në krye me Albin Kurtin, janë paraqitur në zyre, për të mbajtur diskutime.

Takimi i sontëm i paraprin seancës së nesërme në Kuvend, ku është e paraparë të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit.

Vazhdimi i seancës konstituive do të nisë në orën 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat