VV propozon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Aktuale

VV propozon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 12:39
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar letër Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, përmes së cilës ka propozuar kryetarin e partisë, Albin Kurtin, për mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar Haxhiut, VV ka përcjellë zyrtarisht propozimin e saj për formimin e institucioneve të reja, pas konstituimit të Kuvendit.

Me këtë hap, pritet që të nisë procedura për formimin e Qeverisë së re, ndërsa mandatarit do t’i takojë të paraqesë përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit për votim.

Letra: 

Image
Letra
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat