Peci: Kosovës i duhet më shumë se kurrë stabilitet politik e institucional

Aktuale

Peci: Kosovës i duhet më shumë se kurrë stabilitet politik e institucional

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2026 Në ora: 16:46
Qeveria Kurti IV

Kryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka uruar Qeverinë Kurti 4, ndërsa ka theksuar se procesi institucional duhet të vijojë me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Ai ka vlerësuar se konstituimi i institucioneve përbën një hap të rëndësishëm për Kosovën, por ka kërkuar që procesi të vazhdojë edhe me zgjedhjen e presidentit, me qëllim të sigurimit të stabilitetit institucional dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Postim i plotë:

Kosova me institucione

E përshëndes konstituimin e Kuvendit dhe votimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Urime Qeveria Kurti 4!

Këta janë hapa shumë të rëndësishëm për Kosovën, që duhet të vijojnë edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për të siguruar stabilitet institucional e për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

Ju bëj apel të gjitha partive politike për tejkalimin e dallimeve dhe për konstruktivitet, racionalitet e punë të përbashkët për vendin tonë.

Kosovës, më shumë se kurrë, i duhet stabilitet politik e institucional! Të kontribuojmë t’gjithë për këtë stabilitet, për Kosovën tonë!

Punë të mbarë e suksese!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat