I kërkuari për “sulm” arrestohet në Mitrovicë të Veriut, ishte dënuar me 6 muaj burgim

Aktuale

I kërkuari për “sulm” arrestohet në Mitrovicë të Veriut, ishte dënuar me 6 muaj burgim

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 15:01
Fotoilustrim

Më datën 18.09.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë arrestuar personin e kërkuar K.M., 51-vjeçar, i cili është arrestuar në adresën e tij të banimit në Mitrovicë Veri.

I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Sulm”, dhe ishte dënuar me gjashtë (6) muaj burgim. Pas kompletimit të dokumentacionit përkatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–gusht 2026, janë realizuar gjithsej 95 urdhëresa të gjykatave kompetente, prej të cilave 11 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e tjerë, pas obligimeve të përfunduara në gjykatë, janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave të gjykatave ndaj personave të kërkuar, të cilët ende nuk u janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë.

Njëkohësisht, Policia fton qytetarët që, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat