Sveçla: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është prioritet shtetëror

Aktuale

Sveçla: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është prioritet shtetëror

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2026 Në ora: 14:31
Xhelal Sveçla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën se janë identifikuar tri viktima pas analizave të ADN-së nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varreza masive në veri të Kosovës.

Kurti tha se familjet e viktimave janë njoftuar për identifikimin, ndërsa priten edhe rezultate të tjera për mostrat e dërguara për analizë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se zbulimi i çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror dhe detyrim njerëzor.

“Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor, që mbetet i hapur për sa kohë qoftë edhe një familje pret përgjigje”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat