Studentët protestojnë sot, në mbrëmje vazhdon nata e gjashtë e kundërshtimit të vendimit të Speciales

Aktuale

Studentët protestojnë sot, në mbrëmje vazhdon nata e gjashtë e kundërshtimit të vendimit të Speciales

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 07:46
Pamje nga protesta

Aktivisti Çlirim Haziri ka njoftuar se protesta vazhdon sot me dy tubime, një në mesditë dhe një tjetër në mbrëmje.

Haziri ka bërë të ditur se protesta e studentëve nis në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në ora 21:00 do të mbahet nata e gjashtë e protestës.

“Çdo natë e më shumë, më të bashkuar, më të vendosur. Faleminderit, shqiptarë!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestave edhe sot.

“Shihemi në protestën e studentëve, në ora 12:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, për të vazhduar në mbrëmje, në ora 21:00, me natën e 6-të të protestës”, ka shkruar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat