Krasniqi: Ndiqni dëshmitë e Jasharajve dhe dëshmorëve, aty e gjeni UÇK-në e vërtetë

Aktuale

Krasniqi: Ndiqni dëshmitë e Jasharajve dhe dëshmorëve, aty e gjeni UÇK-në e vërtetë

Nga: A.SH Më: 27 shtator 2026 Në ora: 11:03
Alban Krasniqi

Alban Krasniqi nga VV ka kritikuar disa media, gazetarë dhe analistë, duke i akuzuar për narrativa “proruse dhe serbe”.

Në një postim, Krasniqi ka thënë se këto narrativa, sipas tij, shtrembërojnë historinë, sulmojnë institucionet dhe përçajnë shoqërinë.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos ndjekin emisione apo fjalime që, sipas tij, duken se mbrojnë UÇK-në, por në fakt “sulmojnë shtetin dhe vetë idenë mbi të cilën është themeluar dhe ka luftuar UÇK-ja”.

Postimi i plotë:

Kur kauza mbetet në dorë të disa mediave dhe gazetarëve/analistëve që njihen për narrativë proruse dhe serbe dijeni që ajo sjellë shtrembërim të historisë, sulm ndaj institucioneve dhe përçarje të shoqërisë me motive politike, religjioze dhe etnike.

Andaj, kujdes mos ''konsumoni'' emisione dhe as fjalime që duken se mbrojnë UÇK-në por në fakt sulmojnë shtetin dhe vet idenë mbi të cilën është themeluar dhe ka luftuar UÇK-ja.

Sa herë tju merr malli për historinë e UÇK-së ndiqni videot dhe dëshmitë e Jasharajve, të Fehmi Lladrovcit dhe dëshmorëve të tjerë.

Aty e gjeni UÇK-në e vërtetë.🇦🇱

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat