Krasniqi: PDK-ja e votoi Gjykatën Speciale dhe sot po e forcon atë

Aktuale

Krasniqi: PDK-ja e votoi Gjykatën Speciale dhe sot po e forcon atë

Nga: A.SH Më: 30 shtator 2026 Në ora: 13:47
Alban Krasniqi

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje, ka kritikuar PDK-në për qasjen e saj ndaj UÇK-së dhe Gjykatës Speciale.

Krasniqi, përmes një reagimi, ka renditur disa akuza ndaj PDK-së, duke thënë se pas luftës ajo “i rehabilitoi spiunët”, përvetësoi faktet historike të UÇK-së dhe “keqpërdori e përçau luftëtarët”.

Ai ka përmendur edhe themelimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se PDK-ja në vitin 2015 “e shtyu përpara dhe e votoi gjykatën anti-UÇK”.

Postimi i tij:

Roli i PDKsë për UÇKnë:

👉Pas luftës i rehabilitoi spiunët

👉 Përvetsoi faktet historike të UÇKsë

👉Keqpërdori dhe dhe përçau luftëtarët

👉2015 e shtyu para dhe votoi gjykatën anti UÇK

👉2026 me veprimet e saj po e forcon edhe më shumë gjykatën speciale

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat