Gjykata merr vendim për sulmuesit e Fahrush Rexhepi

Aktuale

Gjykata merr vendim për sulmuesit e Fahrush Rexhepi

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 18:34
Fahrush Rexhepi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të ndaluar.

Kjo pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës së 5 tetorit.

Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, u ndalua pas protestës, ndërsa Zogaj dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, lidhur me incidentin ku ishte përfshirë deputeti Fahrush Rexhepi.

Të dy do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, sipas vendimit të Gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat