U nxor nga miniera e Trepçës, minatori tregon çfarë përjetoi brenda

Aktuale

U nxor nga miniera e Trepçës, minatori tregon çfarë përjetoi brenda

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 00:08
Minatori

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.

Ai tha se është hera e tretë që i ndodh një gjë e tillë, derisa u shpreh se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.

Minatori gjithashtu deklaroi se për disa persona mund të jetë e vështirë dalja.

“Ende janë duke dalë, sepse kemi lënë kolegë që duke ardhur dhe dalin kohë pas kohe. Ata që e ndjejnë veten fizikisht të fortë, ata ma merr mendja që dalin. Për disa mendoj që është shumë telashe të dalin”.

“Gjendja shëndetësore ka qenë e mirë, por atje vështirësohet ajri. Ka panik, është hera e tretë që ngujohem në minierë, po shtohet panika dhe stresi. Kam qëndruar afër dy orë e gjysmë, me pauza, në çdo horizont kemi pushuar” , u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat