Ligji për Specialen, ky është arsyetimi i presidentes Shiroka-Pula për kthimin e ligjit në Kuvend

Aktuale

Ligji për Specialen, ky është arsyetimi i presidentes Shiroka-Pula për kthimin e ligjit në Kuvend

Më: 26 tetor 2026 Në ora: 16:30
Justina Shiroka-Pula.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke u mbështetur edhe në arsyetimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas vendimit, më 22 tetor 2026, presidentja ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të PDK-së, si sponsorizues i ligjit, që Kuvendit t’i jepet mundësia për ta rishqyrtuar atë.

“Më 22 tetor 2026 kam pranuar edhe porpozimin zyrtar të të Grupit Parlamentar të Partisë Dekokratike të Kosovës, si sponzorisues i Ligjit, për t’i dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës mundësinë që ta rishqyrtojë Ligjin”, thuhet në vendim.

“Në këtë kontekst, kam marrë parasysh edhe Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për akgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të datës 28 shtator 2026 (nr. 11De-001), duke mbështetur qëndrimin e shprehur në të, kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës së saj apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë”, është thënë në arsyetimin e Presidentes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat