Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Aktuale

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 07:38
Fotoilustrim

Të premten, më 13 nëntor 2026, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona do të ketë edhe riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të pranishme në pjesë të ndryshme të vendit, duke sjellë mundësi për reshje të dobëta dhe lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar këto të dhëna në parashikimin e motit për ditën e premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat