Vitia vonohet në Kuvend, deputetët presin nisjen e interpelancës për mungesën e barnave

Aktuale

Vitia vonohet në Kuvend, deputetët presin nisjen e interpelancës për mungesën e barnave

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 12:00
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nisur interpelancën.

Kjo lidhur me mungesën e barnave.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi deputetët se do të pritet edhe pak për ardhjen e ministrit, pasi, siç tha ajo, ai ishte njoftuar me vonesë për interpelancën.

“Po presim pak derisa të vijë ministri, pasi e njoftuam me vonesë”, deklaroi Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat