​Vendimi, këto janë arsyet e gjykatës pse Thaçi u shpall fajtor për pengim të drejtësisë

Aktuale

​Vendimi, këto janë arsyet e gjykatës pse Thaçi u shpall fajtor për pengim të drejtësisë

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 11:16
Pamje nga seanca në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Ai është shpallur fajtor për tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, nëpërmjet veprimit të përbashkët.

Këto janë arsyet pse Thaçi u shpall fajtor për pengim të drejtësisë

“Unë ju shpall fajtorë për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, nëpërmjet veprimit të përbashkët, sipas nenit 401, paragrafët 2, 3 dhe 5, sipas pikave 1 dhe 2 të aktakuzës. Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës, sipas nenit 392, paragrafët 1 dhe 2, sipas pikave 4, 5, 6 dhe 7, dhe fajtor për mosbindje ndaj gjykatës. U shpall i pafajshëm për tentativë për pengim të personave zyrtarë, sipas pikës 3 të aktakuzës, dhe i pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës.Për veprat penale për të cilat u shpall fajtor, dënoheni me një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim”, tha gjyqtari Christopher Gosnell.

Kujtojmë se edhe më 16 shtator 2026, Thaçi është dënuar në shkallën e parë me 25 vjet burgim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat