Geci: Protestat nuk e rrëzuan Specialen, pengimi i drejtësisë ka pasoja

Aktuale

Geci: Protestat nuk e rrëzuan Specialen, pengimi i drejtësisë ka pasoja

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 12:45
Hashim Thaçi

Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas vendimeve të Gjykatës Speciale në rastin “Thaçi 2”, duke thënë se protestat dhe kërkesat për kufizimin e kompetencave të kësaj gjykate nuk e ndryshuan punën e saj

Në një postim, Geci ka përmendur dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, si dhe lirimin e Isni Kilajt dhe vendimin ndaj Hajredin Kuçit.

Ai ka vlerësuar se këto vendime dëshmojnë se pengimi i administrimit të drejtësisë ka pasoja dhe se përgjegjësia përcaktohet nga provat dhe vendimet e gjykatës, e jo nga presioni politik apo protestat.

Postimi i plotë:

PROTESTAT NUK E RRËZUAN GJYKATËN SPECIALE – SOT HAGA DËSHMOI SE PENGIMI I DREJTËSISË KA PASOJA!

Protestat dhe incidentet e 16 shtatorit deri më 5 tetor 2026, të shoqëruara me kërkesa për ndryshimin e ligjit dhe kufizimin e kompetencave të Gjykatës Speciale, nuk e zhbënë atë. Sot, rasti “Thaçi 2” solli vendime për pengimin e administrimit të drejtësisë:

— Hashim Thaçi – 17 muaj burgim.

— Bashkim Smakaj – 13 muaj burgim.

— Fadil Fazliu – 12 muaj burgim.

— Isni Kilaj – i shpallur i pafajshëm.

— Hajredin Kuçi – sipas raportimeve, një vit dënim me kusht; vendimi duhet lexuar sipas akuzave përkatëse.

Mesazhi politik dhe juridik është i qartë: presioni politik nuk e zëvendëson ligjin. Në shtetin e së drejtës, përgjegjësia përcaktohet nga provat dhe vendimet e gjykatës, jo nga protestat apo fuqia politike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat