Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
E pyetur nga gazetarët nëse partitë kanë arritur dakordim për këtë çështje, Çitaku është përgjigjur shkurt: “Ka marrëveshje”.
Deklaratën ajo e bëri teksa po hynte në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është edhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, transmeton "Bota sot".
Ky projektligj ishte kthyer në Kuvend nga presidentja e vendit, ndërsa votimi i tij është pjesë e diskutimeve të sotme parlamentare.