Shqiptarja e Kosovës lajmërohet nga Himalajet  - Bota Sot
Shqiptarja e Kosovës lajmërohet nga Himalajet 

Alpinizem

Shqiptarja e Kosovës lajmërohet nga Himalajet 

Nga: K. G. Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:15
Shqiptarja e Kosovës lajmërohet nga Himalajet 

Alpinistja Uta Ibrahimi është jashtëzakonisht e lumtur, lajmërohet nga Himalajet. Synimet e saja janë që ta pushtojë majet më të larta në Everest. Ajo tha se po ngjitet drejt më të larta.  
“Mirëmëngjesi prej Himalayave! Këto ditë sa kemi filluar ecjen drejt Majës Lhotse, faqja Jugore, në çdo ditë që po i afrohemi majës, edhe mediat dhe ngjitësat të cilët po i takojmë, po më bëjnë me kuptu edhe ma shumë për këtë rrugëtim të cilin kam vendos me e marr.

Image

Faleminderit të gjithëve që po më shkruani dhe po brengoseni .. ju jam mirënjohëse, por tani kam nevojë veç për dashni.
Shumë po më bahet qejfi që në secilin publikim, gjithmonë po përmendet një grua ngjitëse, nga Kosova, në një faqe që asht ngjit veç prej burrave, e në një rrugë që nuk është ngjit askush. Kosova, veç ka hy në historinë e alpinizmit.

Image

E falënderoj nga zemra Ministrinë e Kulturës zt. Kujtim Gashi për fillimin e përkrahjes në projektin Utalaya, dhe për shumë përkrahje tjera që po ja u bën sportistëve në Kosovë.
Do të vazhdojmë ta qojmë flamurin e Kosovë edhe nëpër majet e tjera!”, shkruan Uta në profilin e saj në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...