Shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës  - Bota Sot
Shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës 

Alpinizem

Shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës 

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:08
Shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës 

Pas disa vikendeve ‘off’ për shkak të shiut, ju informojmë se Hiking Njeri të dielën më 21 prill do të organizojë ecjen pranverore për në bjeshkën përrallore të Shtupeqit në Rugovë. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë pasi pjesa më e madhe e ecjes do të bëhet nëpër shteg të gjerë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit pas arritjes te Varri i Sykut (caku i ecjes), grupi i më të shpejtëve / fortëve do të ngjitet në Majën e Vjellakut 2014m mbi Shtupeq. Shtupeqi momentalisht gufon nga natyra me plot lule, kafshë shtëpiake, stane dhe pamje përrallore. Nisja për në Rugovë do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 07:00 të mëngjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 22:00. Bjeshkatarët nga Peja do ti marrim te Patriarkana e Pejës (hyrja në Rugovë) në orën 09.25. Gjatësia komplete e ecjes është rreth 18 km (ngjitje/zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështirësi të kombinuar të lehtë / mesatare nëpër shteg. Ata që vendosin të shkojnë në maje të Vjellakut i kanë edhe rreth 1 orë ekstra ecje (nga varri i Sykut) nëpër shteg më të pjerrët. Nga maja e Vjellakut (për ata që do të vendosin të shkojnë) mund të shihet i tërë Dukagjini me të gjitha bjeshkët e Rugovës. 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
Gryken e Rugovës, Shtupeqin e vogël, Milishefcin, komplet Pejën, Rusolinë, Majën e Hasanit, varrin e Sykut, Shtedimin, Hajlën, Majën e Ujkut etj.
Mbathjet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne / duks pasi nëse shkoni në maje, mund të ju nevoitet. Kush banë nuk kanë!
Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj s'do ta kemi problem. Për çdo rast, merrni së paku një shishe 1 L ujë me veti.
Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës!”, bëhet e ditur nga Kosova Hiking Trips.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...