Prishtina organizon ecjen bjeshkatare

Alpinizem

Prishtina organizon ecjen bjeshkatare

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:12
Prishtina organizon ecjen bjeshkatare

Klubi Alpin Prishtina organizon ecjen bjeshkatare të së dielës, me qëllim vizitën në Bjeshkët e Koshutanit dhe ngjitjen në Majën e Hajles në Bjeshkët e Rugovës, afër kufirit me Malin e Zi.

Kjo ecje i dedikohet projektit dhe bashkëpunimit në mes Klubi Alpin Prishtina dhe Forumi për Iniciativa Qytetare, në kuadër të thirrjes 'Sign for Impact' dhe si e tillë konsiderohet fushatë për ngritje fondesh për arritjen caqeve të projektit.

Maja e Hajles gjendet në Bjeshkët e Nemuna , në veri-perëndim të Kosovës, dhe i përket regjionit të Komunës së Pejës. Është maje markante dhe do të ngjitemi nëpërmes Bjeshkës të Koshutanit (Jug). 

Ecja do të zhvillohet nëpër Bjeshkët e Rugovës, ndërsa nga Hajla do kemi mundësi ti shohim bjeshkët e Rozhajës, Andrijevicës, Kollashinit në Veri; si dhe ato të Deçanit në Jug. Në Kthim do bëhet një pushim kafeje në njërin nga resoret turistike në afërsi. Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat