Babë e bijë kthehen në Kosovë - Bota Sot
Babë e bijë kthehen në Kosovë

Alpinizem

Babë e bijë kthehen në Kosovë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:40
Babë e bijë kthehen në Kosovë

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, bashkë me drejtues të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport dhe të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, "Adem Jashari", Arianit Nikçin dhe vajzën e tij, Mrikën, të cilët për disa muaj pushtuan majat më të larta të Azisë, Amerikës Jugore, Amerikës Veriore, Evropës etj.

Hasani përgëzoi Mrikën dhe Arianitin për arritjet e tyre, derisa veçoi sukesin e Mrikës, të cilën e quajti "arritje të veçantë". 17-vjeçarja theu rekordin duke u bërë vajza më e re që pushton majat më të larta në botë.
Kthimi në Kosovë i Arianit Nikçi dhe vajzës së tij, Mrika Nikçi të cilët për disa muaj pushtuan majat më të larta të Azisë, Amerikës Jugore, Amerikës Veriore, Evropës etj.

Për t'i pritur dhe përgëzuar për arritjet e tyre, në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari i pranishëm ishte edhe Hasani.

Gjatë kësaj kohe, babë dhe bijë nga Peja arritën të pushtojnë gjashtë majat më të larta në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...