Alpinistja më e mirë e Kosovës, Uta Ibrahimi, është operuar për shkak të një lëndimit të rëndë që ka pasur ditë më parë.
“Operimi u krye me sukses. Gjithçka ka shku sipas planit!
Tani, edhe disa ditë vazhdojmë jetën me gips edhe për disa javë.
Jam shumë e kënaqur me punën dhe kujdesin e ekipit të ortopedisë në Royal Medical dhe ekipin e mjekëve shumë profesional, Dr. Qerim Kida, Dr. Lavdim Aliu, Dr. Agron Mahmuti, Dr. Malsore, Dr. Dashmiri, si dhe motrat Erika, Sanija dhe Gentiana”, shkruan Uta.